Në emisionin Click plus në Tv21 sonte Izet Mexhiti nga Grupi i Zjarrit është munduar të arsyetojë vetlargimin e tyre nga Bashkimi Demokratik për Integrim, duke hedhur kështu akuza mbi kren e integristëve Ali Ahmeti.
Mexhiti madje gjatë emisionit debativ ka thënë se si grup tashmë janë kundër vendimeve të Ali Ahmetit.
Më tej ai përsëri gishtin e drejtoi tek kryetari i partisë Ali Ahmeti duke e akuzuar atë për vendimet që merr dhe se si grup tashmë nuk do të respektojnë vendimet e tij.
Gjithashtu, Mexhiti u mundua të arsyetojë fraksionin dhe pakënaqësitë e tyre si grup duke mos mund të gjejë arsye mbi vetlargimin nga BDI.