Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të Shqiptarëve do të zgjeroj veprimtarinë shkencore dhe kërkimore në disa qytete të Maqedonisë, duke hapur departamente për trashëgiminë kulturore.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
Grubi shkruan se ky është realizim i madh programor.
Njoftimi i plotë:
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kaluam informacion të rëndësishëm për realizim të programit tonë zgjedhor.
Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të Shqiptarëve do të zgjeroj veprimtarinë shkencore dhe
kërkimore në disa qytete, edhe atë:
-Hapja e Departamenteve për kordinim me qendrat rajonale për trashëgimin kulturor,
-Departament i institutit në Kërcovë ‘’Nëna shqiptare’’,
-Departament i institutit “Qiriazi” në Manastir.
Janë siguruar hapësira në komunën e Kërçovës në objektin e ish komunës së Zajazit, në Manastir do të sigurohen hapësira në objektin e Muzeut të Alfabetit.
Edhe një realizim i madh programor!