Policia serbe ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas kosovar me inicialet D.B, 34 vjeç, për dyshimin se ka transportuar rreth 18 kg marihuanë në një makinë me targa austriake.
Sipas mediave, bëhet fjalë për Drilon Berbati, ish-zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, i cili ka punuar në Agjencinë për Regjistrim Civil.
Berbati është kapur në pikën kufitare “Batrovci”, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, gjatë kontrollit të një makinë të tipit “Fiat”. Në makinë, policia ka gjetur 32 pako me bimë që dyshohet se është marihuanë, e cila ishte e fshehur në disa pjesë të makinës.
“Në bazë të urdhrit të Prokurorisë Publike të Lartë në “Sremska Mitrovica”, D.B është ndaluar për 48 orë dhe do të paraqitet në prokurori me akuzë penale”, ka thënë policia serbe në një komunikatë.
Berbati kishte qenë i arrestuar edhe një vit më parë nga policia kosovare, pasi dyshohej se kishte falsifikuar dokumente zyrtare. Ai akuzohej se kishte dhënë letërnjoftim dhe pasaportë të Kosovës një personi nga Shqipëria që ishte i kërkuar nga INTERPOL-i. (politiko.mk)
BDI përmes një video i përgjgigjet kryeministrit Mickoski i cili kërkoi fakte mbi akuzat për…
Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
BDI dënon ashpër dhe në mënyrë të pakompromis deklaratën skandaloze të një partneri të koalicionit…
Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese thonë se Ministria e Punëve të Brendshme po rikthehet…
Arbër Ademi nga BDI, në rrjetin social facebook ka shpërndarë statusin e Petar Bogojevskit i…