Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Ish-ministri kosovar, Enver Hoxhaj: Angazhimin e Grubit per Korridorin 8 e shikojmë me admirim edhe nga Prishtina (VIDEO)
    MAQEDONI

    Ish-ministri kosovar, Enver Hoxhaj: Angazhimin e Grubit per Korridorin 8 e shikojmë me admirim edhe nga Prishtina (VIDEO)

    PolitikoBy PolitikoMay 23, 2023No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nënkryetari i Kuvendit dhe ish-shefi i diplomacisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në një bisedë ekskluzive për portalin Indeks.mk, ka folur për rëndësinë rajonale dhe gjeopolitike të Korridorit 8.

    Ai vlerëson lartë edhe punën e zëvendëskryeministrit të parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grupi si “frontmen” i këtij projekti.

    “Puna të cilën e bënë zoti Artan Grubi, si zëvendëskryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut dhe përgjegjës për një projekt të tillë, mendoj se është një punë që shihet edhe në Prishtinë edhe kudo, me simpati dhe admirim të madh, meqë është njëri prej projekteve më të mëdha i cili do të përmbyllet në këtë pjesë të Evropës, dhe i cili do tu shërben sa interesave politik të vet shqiptarëve, aq edhe interesave shtetërore të shteteve të rajonit, por edhe vet interesave gjeopolitike të Evropës dhe Perëndimit. Unë e kam ndjekë idenë e këtij projekti për gjatë kohës sa kam qenë ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, vazhdojë ti përcjellë temat e politikave të jashtme dhe kam parë këto ditët e fundit punën marramendëse që po bënë zoti Artan Grubi dhe dua ta përgëzojë për angazhimin dhe vullnetin e tij politik dhe mbi të gjitha qasjen e tij shumë profesionale për ti shkuar deri në fund një projekti të tillë siç është Korridori i 8”, deklaroi Hoxhaj për Indeks.mk

    Sipas tij, Korridori i 8 është njëri prej korridoreve më të rëndësishëm trans-evropian. Ai potencon se projekti ka një rëndësi të madhe gjeopolitike meqë e lidhë Perëndimin me shtetet e Azisë qendrore, të detit të zi dhe liqenit Kaspik.

    “Ka një rëndësi të madhe ekonomike meqë do të përshpejtojë lëvizjen e lirë të njerëzve, shkëmbimin e mallrave por edhe të burimeve të energjisë, si dhe të vet naftës. Po ashtu, ka një rëndësi të madhe rajonale dhe mbarëshqiptare meqë e lidhë Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe shqiptarët që jetojnë atje, me Republikën e Shqipërisë, por edhe me Bullgarinë”, theksoi Enver Hoxhaj – nënkryetari i Kuvendit dhe ish-shefi i diplomacisë së Republikës së Kosovës. (Indeks.mk)download

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.