Ish-kryeministri Sali Berisha çka hedhur dyshime tek aparaturat e votimit dhe numërimit elektronik për bashkitë e Elbasanit, Kamzës dhe Vorës ku forca e tij humbi. Berisha tha se do të kërkohet auditim i aparaturave pas dyshimeve për manipulim të votave.
“Për këto rezultate ka disa kundërshtime shumë të forta. Janë mediat që kanë paraqitur dëshmi për transformim të votës në këtë proces. Unë kërkoj nga KQZ që të bëjë auditim të aparaturave. Së dyti kodi zgjedhor ka parashikimet e veta të sakta kur dyshohet në devijimin e rezultatit nga aparaturat. PD do të ushtrojë të gjitha të drejtat e saj për rezultatin.
Ku ka dyshime për rezultatet do të bëhet auditim. Kanë dalë disa mediat që kanë deklaruar dhe që kanë thënë se kam votuar për një kandidat dhe në ekran më ka dalë kandidati tjetër. Nuk jam unë që i jap përgjigje kësaj. Kush ka dyshime për transformimin e votës së tij të bëjë transparencë. Votimi elektronik konsiderohet një rezultat paraprak.
Unë jam besimplotë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve, por ne kemi bërë një monitorim të shkëlqyer të procesit. Nuk kemi ndjekur praktikën e denoncimit të akteve skandaloze që kemi zbuluar pasi nuk dëshironim të dekurajonim zgjedhësit. Pjesëmarrjen për zgjedhje vendore unë e konsideroj një pjesëmarrje të mirë” – tha Berisha.