Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»RAJON & BOTA»Hoxhë Drilon Gashi ka rrahur gruan e tij pas një konflikti familjar, zbulohen detaje për rastin
    RAJON & BOTA

    Hoxhë Drilon Gashi ka rrahur gruan e tij pas një konflikti familjar, zbulohen detaje për rastin

    PolitikoBy PolitikoMay 11, 2023No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-imami Drilon Gashi, gjatë viti 2018 kishte rrahur bashkëshorten e tij, për të cilën ishte gjykuar nga Gjykata Themelore në Pejë.

    Sipas aktgjykimit që e ka siguruar Peja në Fokus, pas një mosmarrëveshjeje për çështje familjare, ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas duke e goditur me grusht dhe më dru, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

    Për këtë veprim ishte iniciuar rast për veprën penale: Lëndim i lehtë trupor.

    Gjykata Themelore në Pejë, konform kishte shqiptuar “Vërejtje Gjyqësore”, me të cilën Gashit i bëhet me dije se ka kryer vepër të dëmshme dhe të rrezikshme, që përbën vepër penale për të cilën nëse ai sërish e përsëritë, gjykata do t’i shqiptojë sanksione më të rëndë penale.

    Arsyetimi për lehtësim të dënimit kishte ardhur pasi ish imami-Gashi, kishte pranuar fajësinë, duke manifestuar keqardhje për atë që i ka ndodhur.

    “Në shqyrtimin fillestar i pandehuri- pasi që paraprakisht i është lexuar aktakuza, është njoftuar me të drejtat dhe detyrimet procedurale, dhe pasojat e pranimit, përkatësisht mos pranimit të fajësisë. Drilon Gashi ka pranuar fajësinë dhe ka manifestuar keqardhje për atë se çfarë ka ndodhur. Këtë pranim të fajësisë, gjyqtari pasi që paraprakisht ka e ka marrë pëlqimin nga pakurori i shtetit dhe të dëmtuarës, i bindur se pranim-fajësinë i pandehuri e ka bërë ashtu siç e parasheh ligji – vullnetarisht pa u ndikuar nga askush dhe në asnjë mënyrë, e ka pranuar”, thuhet në vendim.

    Po ashtu sipas gjykatës, masa lehtësuese është marrë për shkak i pandehuri Gashi është pajtuar me gruan ( të dëmtuarën) dhe tani më kanë raporte të mira, si aspekti I gjendjes së rëndë ekonomike, “është mbajtës i vetëm i familjes pesë anëtarësh”.

    Ndryshe, katër vite më parë Bashkësia Islame e Kosovës, kishte shkarkuar Drilon Gashin nga puna si imam i xhamisë Nur në Vitomericë të Pejës. Ndër arsyet ishte konsideruar edhe kontraversiteti gjuhësor që nuk përkon me Islamin.

    Ndërkaq, në qershor të vitit 2021 ishte raportuar për emërimin e tij si këshilltar në Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, por që emri i tij nuk figuron në uebfaqen e Kuvendit. Gazeta Express

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Tjetër atentat ndaj Trumpit? Një burrë me armë të mbushur në kapacitet të lartë arrestohet në tubimin e tij në Coachella

    October 13, 2024

    Policia apel protestuesve: Ndaloni sulmin me lëndë piroteknike, mbi punonjësit e policisë

    October 7, 2024

    Osmani: Tavolina në dialogun Kosovë-Serbi është përmbysur, të kthehet barazia

    September 1, 2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.