Duke folur për reagimet e opozitës maqedonase pas nënshkrimit të marrëveshjes me “Bechtel Enka” dhe ndeshjen e “mini futbollit”, zëvendëskryeministri i parë ka thënë se këto reagime vijnë për shkak të inateve që opozita ka për këtë marrëveshje.
“Fotografitë e publikuara janë bërë virale, edhe për këtë ju falënderoj juve, mediave. Golin dhe topin e kam nga FFM-ja, basketbollin e kam dhuratë nga Pero Antiç. Agjecioni do të transferohet në kuadër të Ministrisë që e drejtoj. Ajo do të “transformohet” në ministri që do të prezantojë të gjithë të rinjtë”, tha mes tjerash Grubi.
Njoftoi edhe për vendosjen e gurëthemelit të Korridorit 8.
“Do të jetë fantastike, do të ketë shumë musafir, do të jetë ngjarje e madhe. Kam stilografin me të cilin kam nënshkruar marrëveshjen që do ta ruaj”, tha Grubi.