Grubi: Rritet paga mesatare në 600 euro
Paga mesatare në Maqedoninë e Veriut ka arritur tashmë në 600 euro.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
Grubi shkruan se qeveria vazhdimisht po punon për një standadart më të mirë jetese për qytetarët.
Statusi i plotë:
Një vit e gjysmë përpara përfundimit të mandatit e plotësuam përbetimin tonë zgjedhor për 600 euro pagë mesatare.
Paga mesatare neto në muajin prill ka arritur vlerën prej 36.134 denarë dhe është rritur për 14,6 për qind në krahasim me të njëjtin muaj në vitin e kaluar.
Qeveria mbetet e përkushtuar për të përmirësuar në vazhdimësi standardin jetësor të qytetarëve përmes aplikimit të metodologjisë efikase për rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të pagave.
>https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid029jUAFARtNDetbt3SBHb7j5ceUEfR5JtB1zD59cr73pPfmDdAEexL2HeBi6MUTWTrl&id=100044385821029&mibextid=Nif5oz