Po bëjmë përpjekje që të miratohen ndryshimet kushtetuese, nga fundi i korrikut besoj se do të fillojmë procedurën, deklaroi zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi për “Studio 10” në Tv 24, përcjell Indeks.mk
“Ky ndryshim teknik, do të pranohet nga qytetarët, jo vetëm nga deputetët. Kjo është e rëndësishme për kursin e ardhshëm evropian të vendit. Me ndryshimin e qëndrimit, Mickoski tregoi se VMRO-DPMNE është parti me orientim evropian. Shpresoj se do ta mbajë fjalën. Ne premtuam integrim evropian dhe e mbajmë fjalën. BDI është parti që premton dhe realizon. Në drejtim të partisë sonë do të sakrifikonim veten që Maqedonia e Veriut të hyjë në Bashkimin Evropian. Pas të gjitha krizave, kjo është rruga e duhur”, theksoi zëvendëskryeministri i parë – Artan Grubi.(Indeks.mk)