Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Francë: Sërish protesta, kundërshtohet reforma e pensioneve
    MAQEDONI

    Francë: Sërish protesta, kundërshtohet reforma e pensioneve

    PolitikoBy PolitikoJune 6, 2023No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    SINDIKATAT THONE SE LUFTA PER TE KUNDERSHTUAR REFORMEN NUK KA PERFUNDUAR ENDE

    Qytetarët dhe sindikatat e punës kanë organizuar një tjetër protestë në përpjekje për të penguar reformën e pensioneve të presidentit Emmanuel Macron. Ata këmbëngulin se lufta për të kundërshtuar këtë ligj nuk ka mbaruar ende.

    Sërish protetsa kundër reformës së pensioneve në Francë.

    Sindikatat franceze organizuan këtë protestë për të kundërshtuar rritjen e moshës së pensioneve me 2 vjet, e cila shihet si përpjekja e fundit për t’i bërë presion ligjvënësve për tu tërhequr nga vendimi.

    Ne mund të jemi pak pesimistë, por ende nuk i kemi luajtur të gjitha kartat tona dhe mendoj se duhet të vazhdojmë. Duhet ti shkojmë deri në fund. Jam dakord me qëndrimin e sindikatave, duhet të vazhdojmë të tregojmë se nuk jemi dakord, nuk e di për sa kohë, por duhet të vazhdojmë dhe të bëjmë çmos për të sfiduar këtë ligj.

    Qeveria e Macron përdori një mekanizëm të diskutueshëm, por ligjor për të shmangur një votim në parlament që rrezikonte që projektligji të mos kalonte.

    Edhe pse tashmë është ligj, qytetarët këmbëngulin se lufta e tyre nuk ka përfunduar ende .

    Reforma ka kaluar, por ende nuk është pranuar nga populli, nuk është pranuar asnjëherë, as nga parlamenti.Reforma kaloi pa miratimin tonë, ndaj është e rëndësishme t’i bëjmë qeverisë të kuptojë se ne kurrë nuk e kemi dashur këtë reformë dhe se është koha që populli të flasë.

    Kundërshtarët e reformës po i mbajnë shpresat e tyre në një mocion të paraqitur nga partia e vogël Liot në parlament i mbështetur gjerësisht nga e majta për të shfuqizuar ligjin dhe rritjen e moshës së daljes në pension.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.