Aktori i mirënjohur shqiptarë, Naser Rafuna, është një nga më të dashurit e skenës kinematografike.
Përpos serialit “Çka ka shpija”, në rolin e Xhekut, ai është aktiv edhe në rrjetet sociale.
Artisti poston imazhe të ndryshme për fansat dhe ndjekësit, shkruan “Kosovarja”.
Së fundmi, ai mori vëmendje me një krahasim të një imazhi kur ka qenë adoleshentë dhe me një të sotme ku shihet i thinjur.
Ndonëse pamja i ka ndryshuar ndër vite ai mbetet një nga aktorët më të njohur shqiptarë./Kosovarja/