Imazhi që na vjen në mendje kur përmendim emrin e Kim Kardashian, është ai i vajzës më seksi në botën e ‘showbizz’-it, me flokët e saj të gjatë të zinj, apo format e saj të cilat janë të adhurueshme nga shumë vajza dhe gra që përpiqen ta imitojnë atë.
Por së fundi ajo i ka befasuar të gjithë me imazhin e saj në 10-vjetorin e revistës ‘CR Fashion Book’.
E fotografuar nga fotografja amerikane dhe e preferuara e modës, Nadia Lee Cohen, Kardashian (e cila ishte ylli i parë i kopertinës së botimit në 2013) pothuajse nuk njihet në këtë set.