Përveç suksesit të madh që Interi arriti në këtë sezon në Ligën e Kampioneve duke u rikthyer në finale pas 13 vitesh, do të ketë edhe përfitim financiar.
Deri më tani, klubi zikaltër ka fituar 98 milionë Euro nga rrugëtimi nga faza e grupeve deri në finale e Stambollit.
Nëse skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi fiton ndeshjen brenda 90 minutave, do të arkëtojë edhe 2.8 milionë Euro të tjera shtesë. Në rast se sfida brenda kohës së rregullt del në barazim, italianët do të përfitojnë 930.000 Euro.
Ndërsa fitorja në shtesë, apo me penallti vlen 4.5 milionë Euro. Ndërkohë tek Interi shpresojnë që të kenë të gatshëm në sfidën e 10 Qershorit ndaj Sitit Henrik Mkitarian. Armeni u dëmtua në kofshën e majtë, ndërsa situata e tij do të vlerësohet ditë pas dite.
Shpresat janë të mëdha të zikaltrit për ta pasur mesfushorin të gatshëm për finalen e Stambollit, e cila është larg rreth tre javë.
Klan News