Pas publikimit të imazheve, në të cilat Enca Haxhia shfaqej pranë partnerit të supozuar, ka pasur komente të ndryshme në rrjetet sociale.Këngëtarja aludohet të jetë në një romancë me terapistin e masazhit, afrikanin Mickey Neblett, i cili e ka shpërndarë një video në Instagram që ka nxitur reagime të ndryshme.
Por, nuk ka munguar edhe postimi i Encës, e cila fillimisht e ka publikuar një fotografi të përbashkët me partnerin e aluduar në InstaStory, për të bërë më pas një reagim.
“Pse i bardhë, pse i zi, pse i huaj, pse malok, pse plak, pse i ri, pse të pasur, pse të varfër…”.“Më pak urrejtje, më shumë dashuri. Ju premtoj se jeta është shumë e bukur kur jeton për veten”, ka shkruar këngëtarja.
Tutje ajo ka shkruar: “Dhe do të bëhet edhe më e bukur kur ta dëgjoni ‘Albanian’ në bashkëpunim me…”, duke iu referuar këngës së re që është duke e sjellë. /Telegrafi/