Pas spektaklit të kaluar të Big Brother Albania, dy banorët e shtëpisë Meritoni dhe Egla, patën një debat mjaft të fortë ku kjo e fundit nuk hezitoi dhe i hodhi Meritonit në kokë gotën me verë. Menjëherë pas kësaj, vëllai i madh ka reaguar duke e përjashtuar aktoren Egla Ceno nga shtëpia e BBV.
Por, ditën e sotme është postuar në faqen e Big Brother Albania Vip, një video ku shfaqet Egla në një dhomë të vetme, ku na bënë të hamendsojmë se ajo është ende në shtëpi.
Duket se spektakli i së martës ka plot surpriza për publikun, por edhe për banorët e shtëpisë.