Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»RAJON & BOTA»“E harroi në makinë, foshnja 5 muajshe humbi jetën”, prindërit tentojnë të vetëvriten
    RAJON & BOTA

    “E harroi në makinë, foshnja 5 muajshe humbi jetën”, prindërit tentojnë të vetëvriten

    PolitikoBy PolitikoMay 10, 2023No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Artë të Greqisë, kur një baba harroi fëmijën e tij në makinë për disa orë dhe për pasojë foshnja humbi jetën.

    Mediat greke shkruajnë se pas marrjes së lajmit se foshnja ka ndërruar jetë prindërit kanë tentuar të vetëvriten, nëna është hedhë nga ballkoni i spitalit ndërsa babai ka tentuar që të vetëvaret me kabllo televizori.

    Ndërkohë pritet që të dalë autopsia e foshnjës për të zbardhur rrethanat në të cilat humbi jetën tragjikisht foshnja.

    Prokurori Artas ka proceduar dje babain e foshnjës 37-vjeçare për vrasje nga pakujdesia.

    Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi prindërit ishin nisur për punë, 27 vjeçarja ishte ndaluar për të puna e saj, ndërsa babai 37 vjeçar kishte foshnjën me vete për ta lënë në çerdhe dhe më pas të shkonte në punë.

    Por fatkeqësisht ai ka harruar që ta lërë vogëlushen në çerdhe, por ka shkuar direkt në punë ku ka parkuar dhe mbyllur makinën duke harruar se foshnja ishte e lidhur me rrip në sediljen e fëmijës, në sediljen e pasme të automjetit! Më pas ai mori një makinë kompanie për të shkuar në Lefkada ku e dërgoi shërbimi i tij.

    Kur gruaja mbaroi punë dhe shkoi në çerdhe për të marrë fëmijën, ajo mbeti e shtangur kur dëgjoi punonjësit e çerdhes që i thanë se fëmija nuk kishte qenë atë ditë. E mërzitur, ajo telefonoi të shoqin dhe me ankth e pyeti se ku ishte foshnja. Përgjigja e tij e bëri atë të ngrijë, pasi ai i tha : “Hesht, e harrova në makinë” !

    37-vjeçari ka vrapuar menjëherë drejt makinës së tij dhe ka gjetur vogëlushen të lidhur me rripa në sediljen e saj, pa ndjenja dhe me shkumë nga goja. Ai e dërgoi menjëherë në spital, ku mbërriti në orën 2.55 të së martës pasdite dhe mjekët nisën përpjekjet për ta ringjallur.

    Por ishte tepër vonë për foshnjën fatkeqe, e cila tashmë kishte dhënë frymën e fundit. Në atë moment ka mbërritur nëna 27-vjeçare dhe ka marrë lajmin e hidhur nga mjekët, të cilët kanë njoftuar edhe komisariatin e Artës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Tjetër atentat ndaj Trumpit? Një burrë me armë të mbushur në kapacitet të lartë arrestohet në tubimin e tij në Coachella

    October 13, 2024

    Policia apel protestuesve: Ndaloni sulmin me lëndë piroteknike, mbi punonjësit e policisë

    October 7, 2024

    Osmani: Tavolina në dialogun Kosovë-Serbi është përmbysur, të kthehet barazia

    September 1, 2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.