Kërcen tallava me gotën me pije alkoolike mbi kokë
Sipas vendit, kuvendin. Këtij rregulli nuk i ka shpëtuar as ylli i muzikës Pop me famë botërore Dua Lipa, e cila ndodhet këto ditë në plazhet e jugut të Shqipërisë ku nuk i ka shpëtuar festave me muzikë tallava, siç ndodh rëndom me pushuesit përgjatë brigjeve shqiptare.
27-vjeçarja la mënjanë muzikën që bën vetë dhe iu dorëzua ritmeve të tallavasë, duke kërcyer siç e do tradita e trojeve nga e ka edhe vetë origjinën… me një gotë me pije alkolike mbi kokë.
Ylli i muzikës Pop është rikthyer këtë verë në Shqipëri për të kaluar disa ditë nga pushimet e saj, që sipas komentit të saj në Instagram pritet të jenë të gjata. Këto ditë, ajo po i kalon sëbashku me partnerin e ri Roman Gavras, me të cilin ka vizituar edhe brigjet greke, vendin e origjinës së familjes së tij.
https://www.instagram.com/dualipa/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f2122c07-6085-4964-971b-d2a2de50392c&ig_mid=9553E643-7B34-4726-823B-188CD6C30AED