Shqiptar Demaçi, djali i veprimtarit Adem Demaçi, ka treguar pse bashkësia ndërkombëtare po e “mbështet” Serbinë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka përmendur disa arsyeje interesante se pse po ndodh kjo.
Sipas tij, arsyeja kryesore janë borxhet që Serbia ka ndaj banakave perëndimore.
Demaçi ka vlerësuar se Serbia ka borxhe të moçme ndaj ndërkombëtarëve.
“Bashkësia Ndërkombëtare e “mbështet” Serbinë edhe tash e 24vjet pas lufte. Sepse, Serbia i ka borxh asaj, përmes kredive të moçme e edhe më shumë në vitet 90ta: për luftrat që i ka bërë në ish Jugosllavi, ku e pat fut Trepçën në hipotekë! (Juridikisht, Sërbia ka marrëveshje valide ndërkombëtare me ndonjë me to deri më 2050!)”, ka shkruar ai.
Ai ka treguar se kthimin e këtyre borxheve Serbia po dëshiron ta kthej përmes ndarjes së Kosovës.
“Pra pasi Serbia nuk ka mundësi t’ua kthejë borxhet shpejt e krejtësisht, tash duhet me e nda interesin me shtetet borxhli të Bashkës. Ndërkomb. ( apo edhe me Banka private të saj)! Si bëhet kjo? Bëhet përmes ndarjes së territorit të Kosovës( Veriut të saj) ku diku 30% të pasurisë së Trepçës e edhe Ujmanit, e merr Serbia e përqindjen e ngelur 40-50 % e menaxhon Bashkësia Ndërkombëtare ( të cilës i kemi borxh ne-për ndihmën në Luftë 98-99, e pas saj) e Kosovës i ngel diku 20 -30% sa me e mbajtë shpirtin! Dhe kështu, të gjithë të fortit : të kënaqur!!”, ka shkruar ai.