Categories: MAQEDONI

Ditën e parë të punës, Nikolla Memov e nis me heqjen e gjuhës shqipe

Në ditën e parë të punës, drejtori i ri i Fondit për Sigurim Pensional, Nikolla Memov ka urdhëruar që, të gjitha dokumentet që duhet firmosur dhe që dalin nga kabineti i tij, të jenë vetëm në maqedonisht. Thënë ndryshe, nga sot e tutje ndalet praktika që edhe gjuha shqipe karshi maqedonishtes, të figurojë në dokumentet e FSP-së, shkruan gazeta KOHA.

“Ju informojmë se në pajtim me vendimin e Këshillit Drejtues, për drejtor në FSP është emëruar Nikolla Memov dhe lutemi që të gjitha dokumentet që përgatiten bga ana e shërbimeve të kenë emrin e tij dhe të jenë në maqedonisht dhe në alfabetin kirilik”, thuhet në njoftimin që kabineti i Memovit i ka nisur shërbimeve të FSP-së.

Veç eliminimit të gjuhës shqipe në dokumentet e FSP-së, Memovi “kërcënon” punonjësit që të respektojnë Rregulloren e punës pa përjashtim, ndërsa shërbimet dhe Njësitë rajonale të FSP-së të kenë kujdes me evidencat nëse punonjësit e respektojnë orarin e punës.

“Në të kundërt, do ketë kontrolle të shtuara dhe secili mosrespektim i orarit të punës do të sanksionohet ashpër, ndërsa përskaj punonjësit, do ketë përgjegjësi edhe për udhëheqësin e sektorit”, thuhet në urdhrin e parë të drejtorit të ri në FSP, Nikolla Memov.

Në ndërkohë, deri sot, pjesa më e madhe e dokumenteve, bazuar në Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe Rregulloren e punës së FSP-së, dokumentet zyrtare ishin në dy gjuhë – në maqedonisht dhe shqip, praktikë kjo mesa duket, nuk do të ekzistojë më.

Ndryshe, Nikolla Memov ka qenë në poste zyrtare në kohën e pushtetit të LSDM-së, por me ndarjen e Maksim Dimitrievskit nga LSDM, Memov kaloi me partinë ZNAM. (koha.mk)

politiko1

Recent Posts

BDI: Ja dëshmia për Kryeministrin, akuzat e bashkëpuntorit tuaj të ngushtë ndaj Izet Mexhitit për korrupsion

BDI përmes një video i përgjgigjet kryeministrit Mickoski i cili kërkoi fakte mbi akuzat për…

8 months ago

Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

8 months ago

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

8 months ago

BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

BDI dënon ashpër dhe në mënyrë të pakompromis deklaratën skandaloze të një partneri të koalicionit…

8 months ago

ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese thonë se Ministria e Punëve të Brendshme po rikthehet…

8 months ago

Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

Arbër Ademi nga BDI, në rrjetin social facebook ka shpërndarë statusin e Petar Bogojevskit i…

8 months ago