Teleskopi hapësinor James Webb zbulon dioksid karboni në Evropë, një nga Hënat e Jupiterit. Nga vëzhgimet e kryera rezultojnë gjurmë të kësaj substance nën sipërfaqen e akullt të satelitit.
Analizat tregojnë se me shumë mundësi molekulat mbërrijnë nga oqeani nëntokësor në Evropë, duke hedhur poshtë hipotezat se mund të ishte sjellë nëpërmjet meteorëve apo burime të tjera të jashtme.
Nga të gjitha vrojtimet e deritanishme, mendohet se Evropa mund të jetë ndër të paktat botë të sisitemit tonë diellor që mund të ketë potencialisht kushtet e përshtatshme për jetën, të paktën siç e konceptojmë dhe njohim ne. Sipas këtyre studimeve, nën koren e akullit gjendet një oqean i kripur, me një taban shkëmbor, të ngjashëm me oqeanet tona polare. Jeta dhe zhvillimi i jetës në Tokë, bazohet mbi karbonin dhe duke njohur substancat kimike që gjenden në oqeanin nëntokësor të këtij sateliti, mund të zbulojmë nëse është vendi ku mund të zhillohet jeta.
Klan News