Një pjesë e qytetarëve të komunitetit maqedonas janë “PRO” ndryshimeve Kushtetuese dhe “PRO” ndërtimit të Korridorit 8-10D.
Ky konkluzion del nga një anketë e realizuar nga portali informativ, indeks.mk në një lagje të Shkupit, e cila është e banuar, 90% me maqedonas.
Në anketën e realizuar qytetarët shprehen se janë pro ndryshimeve kushtetuese dhe se ata deputetë që do t’i votojnë këto ndryshime për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian janë patriotët më të mëdhenj që do t’i ketë vendi.
Të tjerë thonë se janë pro këtyre ndryshimeve sepse pikërisht, Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE dhe askund tjetër dhe deputetët duhet me patjetër të votojnë ndryshimet kushtetuese.
Pavarësisht kritikave dhe akuzave nga ana e VMRO-së, qytetarët thonë se Korridori 8-10D që lidh Maqedoninë me Bullgarinë dhe Shqipërinë duhet njëherë e përgjithmonë të përfundojë.
Thonë se marrëveshja është e mirë dhe e frytshme për vendin tonë dhe do të sjellë shumë benefite.
Të tjerë kanë lëvdata për Qeverinë sepse sipas tyre, është zgjedhur një kompani gjigante si “Bechtel-Enka” për ndërtimin e akseve kryesore të Maqedonisë të cilët me patjetër duhet të përfundohen.