Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Deputet të VMRO-së do të votojnë për ndryshimet kushtetuese!?
    MAQEDONI

    Deputet të VMRO-së do të votojnë për ndryshimet kushtetuese!?

    PolitikoBy PolitikoMay 26, 2023No Comments3 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputet të partive të kolaicionit opozitar të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, pritet të mbështesin ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve në Premabulë, si kusht i vetëm që Maqedonia e Veriut të ecë pa pengesa në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, mëson portal Indekes.mk, nga burime partiake brenda kampit opozitar.

    Për të verifikuar këtë informacion, Indeks.mk kërkoi përgjigje edhe nga opozitarja VMRO-DPMNE.

    Në pyetjen tonë se: Po qarkullojnë informacione se disa deputet të VMRO-DPMNE-së do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese, nga atje na u përgjigjën me kundër pyetje, duke na pyetur nëse kryeministri Kovaçevski ka dhënë dorëheqje!

    Gazetari: Qarkullojnë informacione se disa deputet të shumicës parlamentare do të mbështesin ndryshimet kushtetuese?

    VMRO-DPMNE: Qarkullon informacioni se Kovaçevski ka dhënë dorëheqj. A është e saktë?

    Gazetari: Unë pyes për VMRO-DPMNE-në?

    VMRO-DPMNE: Edhe VMRO-DPMNE pyet!

    Gazetari: Unë pyes është e vërtet apo jo?

    VMRO-DPMNE: Ne kemi këtë përgjigje!

    Juristi dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Qenan Aliu thotë se deri më tani është i njohur qëndrimi i partisë opozitare VMRO-DPMNE lidhur me ndryshimet kushtetuese, pra, se janë kundër, duke arsyetuar këtë qëndrim me vërejtjet dhe argumentet e tyre.

    Megjithatë, shton ai, deputetët në Parlament e kanë të garantuar me kushtetutë të drejtën për të votuar sipas bindjes së tyre.

    “Sipas përshtypjeve aktuale, votimi nga ana e disa deputetëve të VMRO-DPMNE ndonëse duket e vështirë por jo edhe e pamundur. Meqë faza e parë e procedimit për ndryshimin e Kushtetutës fillon me vendimin për qasje në ndryshime të Kushtetutës, ky është momentumi kur mund të shpresohet se a ka në Kuvend 2/3 e votave të deputetëve për këtë apo jo. Nëse nuk kalon ky vendim procedura mbetet e pa filluar”, deklaroi Aliu për Indeks.mk

    Edhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në debatin e së enjtes me studentët e UEJL-së, të organizuar nga Klubit për Debat Politik me temë “Maqedonia e Veriut – sot dhe nesër”, tha se po punohet që të sigurohen 80 vota për ndryshimet kushtetuese, pavarësisht propagandës opozitare.

    “Më vjen keq për propagandën që bën opozita ndaj qytetarëve të vet. Po i gënjejnë se do të bullgarizohen, se do të asimilohen duke pranuar marrëveshjen e fqinjësisë së mirë apo duke pranuar dhe marrëveshje të tjera prograsive me vendet fqinje. Është ofendim që të luash deri në atë pikë më qytetarët e tu, sepse ky popull i ka bërë ballë çdo asimilimi, nuk u asimilua askush as më ndryshimin e emrit e as më ndonjë proces tjetër. Në prag jemi të ndryshimeve të kushtetues dhe po punojmë për ti pasur 80 vota, ka deputetë në VMRO që janë kundër politikavë anti-BE dhe anti-Mickoski, prandaj duhet të punojmë me deputetë që mendojnë më kokën e vet dhe mendojnë për përparimin e shtetit dhe ardhmërinë”, tha Grubi. (Indeks.mk)

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.