Publicisti Daut Dauti konsideron se takimi i radhës i Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit tregoi edhe një herëse sa i vështirë është procesi i normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, sepse nxori në pah gjithë kompleksivitetin e çështjeve që i rëndojnë marrëdhëniet e dy vendeve, por dhe shënoi një hap të rëndësishëm, gjërat lëvizën nga pika zero.
“Është pozitive që palët janë dakorduar për marrëveshjen dhe se BE-ja e merr përsipër realizimin e sj për ta bërë të plotfuqishme, pavarësisht se presidenti serb i iku nënshkrimit. Të shpresojmë se këto janë strategji për publikun e vet në stilin “unë u pajtova,ama nuk nënshkrova gjë”. Serbët e kanë një shprehje, “nije shija,nego vrat” që po të përkthehej do të ishte “s’është gusha po qafa” që me fjalë tjera do të thotë e njëjta gjë. Është fakt se publiku priste nënshkrime dhe nga ky këndvështrim mund të thuhet se nuk u arritj ajo që pritej, por në anën tjetër, kemi diçka të re dhe konkrete, dhe kjo i lëviz gjërat nga pika zero. Unë personalisht nuk jam fort i kënaqur që çështja e asociacionit i mbetet ingerencë një komisioni të përbashkët, sepse mund të jetë një kapitull i gjatë që do ta bllokonte procesin. Kjo edhe një herë dëshmon se çka do të thotë faktori kohë, sepse po të ishte realizuar viteve të kaluara në ndonjëfarë forme nga vetë Kosova, sot nuk do të ishte një çështje kaq problematike”, thotë Dauti për politiko.makdomen.net