Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»MAQEDONI»DASH: Shkupi dhe Sofja të vazhdojnë dialogun për zgjidhjen e dallimeve!
    MAQEDONI

    DASH: Shkupi dhe Sofja të vazhdojnë dialogun për zgjidhjen e dallimeve!

    PolitikoBy PolitikoAugust 8, 2023No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “MBËSHTETJE PËR ADERIM TË SHPEJTË TË RMV-së NË BE”

    Inkurajojmë qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që të vazhdojnë dialogun dypalësh për zgjidhjen e dallimeve – ka deklaruar për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedone zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, i pyetur nëse SHBA-të kanë marrë ndonjë garancë nga partnerët bullgar se pasi të miratohen ndryshimet kushtetuese, nuk do të ketë veto të re për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut, njofton KlanM.

    Përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, në debatin për rajonin në Kongresin amerikan muajin e kaluar, theksoi se SHBA-të janë të angazhuar me qeverinë e re bullgare që të sigurohen se nuk do të ketë kërkesa të reja pasi Shkupi t`i realizojë obligimet e marrëveshjeve ekzistuese.

    “SHBA-të fuqishëm mbështesin integrimin e plotë të RMV-së në BE. Bashkimi Evropian që kyç gjithë Ballkanin Perëndimor, duke llogaritur edhe RMV-në, do të jetë më i fuqishëm dhe më prosperuese. Inkurajojmë qeveritë e RMV-së dhe Bullgarisë të vazhdojnë me dialogun e tyre dypalësh për zgjidhjen e dallimeve, duke realizuar marrëveshjet paraprake dhe mbështetje për aderim të shpejtë të RMV-së” – thonë nga DASH.

    Seanca parlamentare për fazën e parë të ndryshimeve kushtetuese, respektivisht nevoja për ndryshime të Kushtetutës, sic percjell KlanM, është caktuar për 18 gusht.

    Për momentin nuk ka një konsensus midis qeverisë dhe opozitës për ndryshimet kushtetuese, ku Bullgarët do të hynin në Kushtetutë si kusht për hapjen e kapitujve negociues.

    Në muajin maj, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Gabriel Eskobar, sic percjell KlanM, kishte deklaruar se duke mbështetur ndryshimet kushtetuese opozita mbështet rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut, e jo Kryeministrin.

    Presidenti bullgar, Rumen Radev, nga ana tjetër, ka deklaruar se futja e Bullgarëve në Kushtetutë është vetëm një kusht preliminar për nisjen e negociatave për anëtarësim dhe se nuk përjashtohen kushtet tjera që duhet të realizohen nga Maqedonia e Veriut. /KlanMacedonia/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.