Në Gjykatën Themelore në Ferizaj sot është shpallur aktvendimin ndaj të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.
Dyshja akuzohen për vrasjen dhe maltretimin e Marigona Osmanit, 18 vjecares nga Ferizaj.
Krivaqa lirohet nga akuza për veprën penale dhunimi meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari ka kryer këtë vepër.
Arbër Sejdiu lirohet nga aktakuza për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale dhunimi, shkruan lajmi.net.
Krivaqa për veprën penale vrasje e rendë e gjykon me burgim të përjetshëm, ku llogarite koha e kaluar në paraburgim.
Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim, ku llogaritet koha e kaluar në paraburgim.
“Pas përfundimit të shqyrtimeve gjyqësore, trupi gjykues në emër të popullit shpallë këtë gjykim. Të akuzuarit Krivaqa dhe Sejdiu janë fajtor sepse i akuzuari Krivaqa më 22 gusht 2021 në banesën e tij në Ferizaj në mënyrë mizore e privoi nga jeta të ndjerën Marigona Osmani, me të cilën ka qenë duke bashkëjetuar. Për dy ditë rresht në vazhdimësi, me vetësdijë ndërmerr veprime ekstreme duke e goditur me shkop të drurit, duke i shkaktuar lëndime të mëdha fizike dhe psiqike.Nga dhuna ekstreme, shkaktohet vdekja e të ndjerës, ec ial ka ardhur si rrjedhojë e traumës dhe lëndimeve të shumëfishta.Me ndihmën e Arbër Sejdiun e dërguan në Emergjencë në QKUK dhe u larguan nga aty.Kryen vrasje të rendë”, u tha në seancë, transmeton lajmi.net.
“I akuzuari Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të akuzuarit Krivaqa për kryerjen e veprës së rëndë të vrasjes, në atë mënyrë që fillimisht kontaktuan përmes telefonit dhe takohen në qytet e më pas kthehen në banesë dhe me dashje ndërmerr veprime duke i krijuar të akuzuarit Krivaqa kushte për kryerjen e veprës penale, derisa i akuzuari ish te duke ushtruar dhunë fizike të rëndë ndaj Marigona Osmanit, i akuzuari Sejdiun hyn dhe del disa herë nga dhoma dhe bisedojnë e pastaj shkon tek dera e banesës dhe shikon a është e mbyllur dera me qelës ndërsa për vrime të qelsin shikon nëse po lëviz dikush”, u tha ndër të tjerash nga gjykatësi i rastit.