Charli D’Amelio dhe Emma Watson dëshmuan se kishin atributet për të qenë në Javën e Modës në Milano.
Ylli amerikan i mediave sociale D’Amelio dhe aktorja e famshme e Harry Potter Eatson u panë në qytet për këtë ngjarje të famshme.
Dyshja Watson dhe D’Amelio kishin një gjë të përbashkët kur mbërritën në ngjarjet e Prada-s në qytet – veshjet që nxirrnin në pah këmbët e tyre.
Watson shkoi me një mini fustan të shkurtër mëndafshi, të cilin e kombinoi dhe kompletoi veshjen e saj perfekte me një çantë mini “Prada”, ndërsa D’Amelio kishte veshur një bluzë të zezë “Prada” të cilën e kombinoi me një mini-fund të bardhë, gjithashtu “Prada”.
Ndërkaq u panë edhe yje të tjerë për koleksionin Pranverë-Verë duke përfshirë Scarlett Johansson, Sofia Richie Grainge, Kylie Jenner, Letitia Wright, Hunter Schafer, Anne Hathaway.