Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë? Horoskopi 9 qershor 2023
    MAQEDONI

    Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë? Horoskopi 9 qershor 2023

    PolitikoBy PolitikoJune 9, 2023No Comments3 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dashi

    Hëna në kundërshtim me shenjën tuaj do të vërë çdo gjë në diskutim. Do të keni programe konfuze, ashtu sikundër do jenë dhe mendimet. Megjithatë parimet kryesore mbeten të paprekura, në sajë të ndikimit të Saturnit i cili garanton vigjilencën tuaj.

    Demi

    Jeni mirë vetëm nëse keni mundësinë që ta merrni çdo gjë me terezi, ashtu siç është e shkruar në ADN-në tuaj. Përveç stresit, nxitimi ju shtyn drejt gabimeve. Gjatë kësaj dite do të keni dëshirë për të qëndruar në shtëpi dhe të merreni me disa rregullime.

    Binjakët

    Shoqëri e këndshme dhe e paparashikueshme, nëse jeni ende me pushime. Sporti dhe udhëtime të ndryshme do ju zbukurojnë ditën. Kjo e premte është ideale për të pritur mysafirë dhe nëse është nevoja do të arrini të rikuperoni një raport.

    Gaforrja

    Ditë jashtë rutinës! Një sërë të papriturash ose ndryshimesh të minutës së fundit do ju acarojnë deri në atë pikë, sa do të doni të hiqni dorë nga programet tuaja. Në ndihmë do ju vijnë pasionet dhe hobet tuaja, të cilat do ju çojnë larg me fantazi.

    Luani

    Nën ndikimin e Hënës dhe Marsit në shenjën tuaj, do ja kaloni më së miri. Përgatituni të përjetoni një event të rëndësishëm. “Armatosuni” me simpati, elegancë dhe krenari dhe do të arrini të qëlloni në shenjë.

    Virgjëresha

    Kjo e premte nuk do të jetë aspak entuziaste, por fatmirësisht nuk do të keni telashe. Nëse do të përballeni me një kurth, do të jeni ju që do e krijoni në sajë të tensionit të shkaktuar nga të tjerët. Qëndrimi për pak kohë vetëm ju pëlqen, heshtja i’u vë në lëvizje imagjinatën dhe nxjerr në pah kreativitetin tuaj.

    Peshorja

    Kalimi tranzit i Hënës në shenjën tuaj do ua trazojë disi humorin. Megjithatë gjatë kësaj dite nuk do ju mungojë asgjë, as ndjeshmëria, as fati dhe as energjia. Do të shfaqni edhe një ironi të lehtë, e cila do të dijë të godasë në shenjë.

    Akrepi

    Dita do të jetë e luhatur, por Hëna dhe Saturni në pjesën e dytë të saj, ju kujtojnë që të bëni kujdes me shpenzimet. Do ta gjeni veten në shoqëri të këndshme dhe do të shfaqni anën tuaj karizmatike.

    Shigjetari

    Në raportin në çift, Hëna do të jetë miqësore dhe do ju mbushë me emocione të forta. Do të përballeni me një problem ligjor i cili duhet të marrë zgjidhje.

    Bricjapi

    Nën ndikimin e Hënës dhe të Uranit, kjo ditë do të sjellë përkeqësim humori. Do të jetë ndikimi i Plutonit, ai që do e bëjë më pozitive këtë të premte. Edhe me familjen raportet do të jenë kaotike.

    Ujori

    Ditë e mrekullueshme për ju, sidomos në fushën e ndjenjave. Miqtë tuaj do ju shtyjnë drejt aventurave. Do të bëni shëtitje të këndshme, të cilat do të zgjojnë mendimet tuaja sekrete.

    Peshqit

    Një periudhë pushimi për të reflektuar mund të sjellë rezultate të mira. Intuita nuk do ju zhgënjejë. Në sajë të shqisave të mprehta, do të lulëzojnë ide mjaft të mira dhe të frytshme.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.