Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, publikoi së fundmi një video në rrjetet sociale. Ajo shfaqej në ashensor dhe në dorë mbante një objekt, të cilin përdoruesit e kanë nxjerrë jashtë kontekstit.
Një gjë e tillë e ka irrituar shumë modelen e cila ka bërë një reagim të gjatë në profilin e “Instagram”-in të saj:“Ma keni shpifur. Kurrë nuk keni për tu bërë burra shqiptarë. Turp. Si të jeni serbë. Jazëk qumështi i nënës. Nuk e di kush po ju edukon kështu. Edhe unë jam nënë, motër, tezja e dikujt. Turp more të mjerë vetëm për seks mendoni. Të degjeneruar”.
Më pas Arbenita e ka ndarë foton në “Instagram” duke shtuar: “Ndonjëherë më vjen turp që jam shqiptare dhe e pyes veten pse shumica e popujve të tjerë nuk na duan. Seriozisht nuk kam koment. Jam femra më e pavarur, shoh punët e mia, nuk i bëj keq askujt që marr kaq shumë urrejtje prej vëllezërve dhe motrave të mia shqiptare. Turp!”.
Për të mbyllur aludimet ajo ka treguar se sendi që kishte në dorë nuk ishte asgjë tjetër veçse një mbajtëse telefoni për të regjistruar video.