Britney Spears ka folur për foton e saj nudo më të pëlqyer në Instagram.
41-vjeçarja hyri në rrjete sociale për të ndarë disa fotografi të saj e veshur me pak, ose aspak rroba pasi u lirua nga kujdestaria e saj.
Ajo ka shpjeguar arsyen fuqizuese që u ndje e tërhequr për të ndarë trupin e saj në rrjete sociale në vitin 2021. Në një postim më të fundit, ajo ka folur për foton që ka shpërndarë dhe ka grumbulluar më shumë pëlqime dhe numri është goxha mbresëlënës.
Në mbishkrimin e postimin me disa fotografi, ajo shpjegoi se ato janë bërë në Polinezi.
“Ky është vendi ku bëra foton time të parë nudo më të pëlqyer në Polinezi me 4 milionë pëlqime. Kjo është shumë e lartë për mua”, ka shkruar ajo, transmeton Klankosova.tv.