Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Biletat për SHBA, reagon ASH: Antikorrupsioni të veprojë, a janë përdorur fonde publike, kush ka paguar?!
    MAQEDONI

    Biletat për SHBA, reagon ASH: Antikorrupsioni të veprojë, a janë përdorur fonde publike, kush ka paguar?!

    PolitikoBy PolitikoJanuary 18, 2025No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Aleanca për Shqiptarët me kryetar Ziadin Selën, pjesës e koalicionit opozitar Fronti Europian ka dalë me një thirrje publike deri te Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit (Antikorrupsioni) që të hetojë procesin e marrjes pjesë të funksionarëve të Maqedonisë së Veriut në inaugurimin e presidentit të ShBA-ve, Donald Trump.

    Nga ASh e Selës kërkojnë që Antikorrupsioni të hetojë se kush i mbulon shpenzimet e blerjes së biletave, transportit dhe qëndrimit të funksionarëve në ShBA.

    Komunikata e plotë e ASh-së:

    Thirrje për Antikorrupsionin: Hetim për transparencën e udhëtimeve në inaugurimin e Trump

    I bëjmë thirrje Komisionit Antikorrupsion që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të hetuar dhe zbardhur transparencën e plotë të udhëtimeve të liderëve të qeverisë dhe shtetit në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump. Në veçanti, kërkojmë përgjigje për këto çështje:

    Kush ka paguar biletat për të marrë pjesë në këtë ngjarje?
    Kush i mbulon shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në SHBA?
    A janë përdorur fonde publike për këto shpenzime dhe në çfarë baze janë justifikuar ato?
    Kjo garë mes përfaqësuesve të qeverisë dhe institucioneve për të udhëtuar në SHBA dhe për të dëshmuar një “imazh perëndimor”, ndërkohë që Maqedonia mbetet e bllokuar në proceset integruese, është një hipokrizi e papranueshme. Në këtë situatë të brishtë, një agjendë e dyshimtë e cila promovon interesa personale dhe politike, dëmton seriozisht imazhin e shtetit dhe besimin e qytetarëve.

    I bëjmë thirrje Komisionit Antikorrupsion të zbatojë mandatin e tij për të siguruar që këto shpenzime të jenë në përputhje me ligjin dhe të jenë në interes të qytetarëve dhe jo të grupeve të caktuara politike. Transparenca dhe llogaridhënia janë kyçe për të ruajtur integritetin e institucioneve tona.

    Nevojiten veprime, jo fjalë!

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.