Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden ka zhvilluar një vizitë në Britaninë e Madhe ku është takuar me kryeministrin britanik, Rishi Sunak.
Çështja e mbështetjes së Ukrainës për anëtarësimin në NATO dhe vendimi i SHBA-së për t’i ofruar Kievit bomba thërrmuese kanë ndarë Londrën dhe Uashingtonin.Jo vetëm Londra, por edhe disa ligjvënës amerikanë kanë vënë në pikëpyetje vendimin e Uashingtonit sepse kjo mund të nxisë edhe vende të tjera që të shmangin konventën ndërkombëtare që i ndalon këto municione.
Por pavarësisht dallimeve Biden theksoi se marrëdhënia mes SHBA dhe Britanisë së Madhe është e fortë dhe e qëndrueshme.
“Mendoj se po ecim mirë, po shkojmë në një drejtim që është mjaft pozitiv, por marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe eshtë e fortë dhe mezi pres të vijojmë me diskutimet tona.”
Presidenti amerikan Joe Biden po zhvillon një turne diplomatik në Evropë, ku pas Britanisë së Madhe do të shkojë në Lituani për të marrë pjesë në samitin e NATO-s dhe më pas në Finlandë.
Klan News