Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Biden-Stoltenberg, takim në Shtëpinë e Bardhë
    MAQEDONI

    Biden-Stoltenberg, takim në Shtëpinë e Bardhë

    PolitikoBy PolitikoJune 14, 2023No Comments3 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i tha Presidentit Joe Biden gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë të martën se ukrainasit po bëjnë përparime në ofensivën e tyre. Zoti Stoltenberg tha se kjo mund të forcojë pozicionin e Ukrainës kur të shfaqet mundësia diplomatike për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

    “Mbështetja për Ukrainën, që ne po ofrojmë së bashku, tani po bën një ndryshim në fushën e betejës ndërsa flasim”, tha zoti Stoltenberg. “Sepse ofensiva ka nisur dhe ukrainasit po bëjnë përparime”.

    Ai shtoi se, “Është ende herët, por ajo që ne dimë është se sa më shumë territore që mund të çlirojnë ukrainasit, aq më të fortë do të jenë në tryezën e negociatave”.

    Presidenti Biden tha se NATO-ja është bërë më e bashkuar gjatë luftës në Ukrainë, duke theksuar synimet për ta çuar më tej këtë vrull gjatë takimit vjetor të aleancës në Vilnius të Lituanisë më 11 dhe 12 korrik.

    Ky është takimi i katërt në Shtëpinë e Bardhë mes dy udhëheqësve. Takimi i së martës vjen në një moment rreziku dhe pasigurie të veçantë për aleancën ushtarake prej 31 anëtarësh.

    Ukraina, e furnizuar me armë perëndimore, po ndërmerr një ofensivë jetike kundër agresorit rus, çka mund të ndryshojë ndjeshëm rrjedhën e luftës që filloi gati një vit e gjysmë më parë. NATO-ja dëshiron ta vazhdojë mbështetjen ndaj Kievit duke shmangur mundësinë e një konflikti të drejtpërdrejtë me Moskën.

    Presidenti rus Vladimir Putin pretendon se Ukraina po humbet territore, tanke dhe mjete të blinduara.

    Ndërkohë, ende nuk ka dalë në dritë një konsensus se kush do të jetë udhëheqësi i ardhshëm i NATO-s. Zoti Stoltenberg, ish-kryeministër i Norvegjisë, planifikon të largohet nga posti i sekretarit të përgjithshëm në fund të shtatorit. Ai e mban këtë post që nga viti 2014.

    Javën e kaluar, Kryeministri britanik Rishi Sunak bëri kërkesë që Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace ta zëvendësojë zotin Stoltenberg. Presidenti Biden u takua gjithashtu me Kryeministren daneze Mette Frederiksen, një tjetër pretendente e mundshme.

    Finlanda u bë anëtare e NATO-s pas agresionit rus në Ukrainë, ndërkohë që aspiratat e Suedisë janë bllokuar nga Turqia dhe një tjetër vend i aleancës.

    Megjithatë, Presidenti Biden ka shprehur besimin se çështja do të zgjidhet dhe Suedia do të bëhet anëtare e NATO-s.

    Takimi me zotin Stoltenberg u shty me një ditë për shkak se zoti Biden zhvilloi një procedurë dentare të hënën. Presidenti Biden anuloi gjithashtu një takim tjetër me ekipin sportiv të një kolegji./VOA

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.