Një ditë para se të betohet kryetari i ri i zgjedhur i Komunës së Mitrovicës së Veriut, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisede telefonike me këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit Derek Chollet.
Ata kanë biseduar edhe për seancat konstitutive dhe betimit të kryetarëve të zgjedhur. Të njëjtën temë, Chollet në një bisedë telefonike e ka zhvilluar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ndërsa ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka zhvilluar një takim me kryeministrin, Albin Kurti. Hovenier ka kërkuar të shmangen veprimet dhe konfliktet që qojnë në rritjen e tensioneve ne veri.
“SHBA-ja mendon që kjo gjë duhet të përfundojë, duhet të shmangen konfliktet dhe veprimet që çojnë në rritjen e tensioneve në veri.”
Presidenti serb Vuciç i ka quajtur të rremë kryetarët shqiptarë të zgjedhur për të udhëhequr në katër komunat veriore.
“Ata do të tentojnë nesër në ndërtesën e komunës në pjesën veriore të Mitrovicës të mbajnë seancë konstituive për tri komuna dhe të zgjedhin kryetarët e rrejshëm të mbështetut nga shtetit e QUINT-it në zgjedhje më të rreme dhe të turpshme. Është situatë e vështirë dhe e tensionuar sidomos në veri. E vetmja gjë që po u kërkoj serbëve është të ruajnë paqen.”
Thotë se serbët kurrë nuk do të pranojnë kryetarët e rinjë. Më 23 Prill, në katër komunat veriore u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme por të cilat i bojkotuan serbët lokal.
Tv Klan