Ministri i Financave, Fatmir Besimi nëpërmes rrjetit social, “Facebook”, ka reaguar pasi në orët e hershme të mëngjesit, i është vënë zjarri veturës së zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi.
Sipas Besimit, organet e hetuesisë dhe rendit të ndërmarrin veprimet e duhura për zbardhjen e plotë të rastit dhe sa më shpejtë autorët e veprës të dalin para drejtësisë!
“Demokracia nuk njeh dhunë, ndërsa paqa kërkon tolerancë, respekt dhe devotshmëri nga gjithë shoqeria. Këtë e kemi borxh ndaj brezave të ri! Jemi bashkë në ndërtimin një të ardhme më të mirë!”, ka shkruar Besimi