Fabrika për prodhimin e Bateriave elektronike për vetura ABEE në janar të vitit 2024 do të filloj ndërtimin e kompanisë në zonën industriale të Kërçovës. Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë vizitës në kompaninë ABEE në Belgjikë njoftoi se me hapjen e kompanisë do të hapen mbi 600 vende pune, përcjellë Klan M.
Bekteshi bëri të ditur se me hapjen e fabrikës do të hapen vende të reja pune me pagë më të lartë se paga mesatare. Sipas Despotovskit paga e punëtorëve bruto do të jetë 1500 euro. Vlera e investimit do të jetë 45 milionë euro.
Gjatë ditës së sotëm u nënshkrua marrëveshja për hapjen e fabrikës nga Drejtori i TIRZ Jovan Despotovski dhe pronarit të kompanisë Noshin Omar.download