Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pret që deri të premten të përfundojnë analizat, të cilat duhet të tregojnë nëse do të ngrihen çmimet e sheqerit, vezëve dhe vajit. Siç tha ai sonte në intervistë për Tv Telma, priten të dhëna shtesë nga Oda Ekonomike dhe Drejtoria doganore, informon Politiko.makdomen.net
“Analizat nuk kanë përfunduar. Pres që të mbarojnë deri të premten. Presim të dhëna shtesë nga Oda dhe Drejtoria doganore. Më pas do ta informojmë Qeverinë. Nëse ka vend për të ulur çmimet, ne do ta bëjmë. Për momentin, askush nuk po shkon me humbje, por derisa nuk i kemi të gjithë analizat, nuk do të marrim një vendim. Prodhuesit i referohen kryesisht çmimit të sojës dhe misrit. Në bursat botërore ka rënie të çmimeve të misrit, ndërsa për sojën është kundërta”, theksoi Bekteshi.
Sipas tij, në Ministrinë e Ekonomisë nuk bëhen analiza për çmimet e produkteve të mishit, pemëve dhe perimeve.(Politiko.makdomen.net)