Nga nesër hyn në fuqi vendimi i qeverisë për ngrirjen e marzheve të produkteve të qumështit dhe makaronave, pas së cilës qeveria pret ulje të çmimeve të qumështit për 10 për qind dhe makaronave me për 15 për qind. Në emisionin “Top Tema” në Tv Telma, ministri i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi, është shprehur i bindur se të gjithë do ta respektojnë vendimin dhe nuk do të ketë probleme si me çmimin e bukës, informon Politiko.makdomen.net
“Nuk presim të kemi mungesë të produkteve. Ashtu siç bëmë me ngrirjen e çmimit të bukës, presim të gjithë të respektojnë vendimin e qeverisë, sepse të gjitha masat janë miratuar sipas analizës së detajuar ku kemi input nga kompania me përgjegjësi shoqërore”, deklaroi mes tjerash ministri Bekteshi.
Ai këmbëngul se asnjë kompani nuk do të ketë humbje dhe se ka besim se prodhuesit nuk do të ulin prodhimin për krijuar mungesë të produkteve.
“Asnjë nuk do të ketë humbje nga këto vendime. Në përgjithshësi të njëjtët çmime të shitjes do të jenë deri sa të zgjatë ky vendim. Jam i sigurt që do të aplikohet, siç është aplikuar për bukën, për të cilin vendim kemi pasur probleme për një ose dy ditë. Të gjitha çmimet e lëndëve të para kane rënë, çmimet e energjisë elektrike kane rënë, ka rritje vetëm në pagën minimal për 12 për qind, gjithçka tjetër është ulur nëse bëjmë krahasim me kohë kur janë rritur çmimet në fund tetor”, tha ministri Bekteshi.(Politiko.makdomen.net)