Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, priti në takim homologen nga Kosova, Presidenten Vjosa Osmani. Në konferencën e përbashkët për media, Begaj dhe Osmani komentuan situatën në veri të Kosovës. Duke vlerësuar hapat e ndërmarrë nga Kosova për shtensionimin e situatës në komunat me shumicë serbe, Begaj theksoi se askush nuk mund të diskutojë sovranitetin dhe integritetit territorial të Kosovës. Begaj shprehu mbështetjen e plotë të Shqipërisë dhe angazhimin për të kontribuar në dialogun Kosovë-Serbi. Është i nevojshëm një bashkëpunim mes dy vendeve, tha Begaj. Ndërsa presidentja e Kosovës Osmani tha se stabiliteti i plotë në rajon do të ndodhë kur Serbia të njohë sovranitetit dhe integritetin territorial në Kosovës. /Alsat.mk