Një person ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga babai dhe axha i tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:00, në Obiliq.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit kosovarë–babai dhe axha i tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Po ashtu në raport thuhet se me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.