Author: Politiko

Fronti Europian hapi sot Shtabin zgjedhor në lagjen Migeni në Tetovë. Të pranishmëve iu drejtua kryetari i PDSH Menduh Thaçi, Sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti dhe kandidati për President, Bujar Osmani. Menduh Thaçi potencoi se me këto zgjedhje ne u japim sinjal aleatëve tanë se jemi të përcaktuar drejt një horizonti të përbashkët andaj duhet të mos hezitojmë për përkrahjen ndaj synimeve të qarta. “Kandidati jonë ka kundërkandidat, Bujar Osmani është doktor, kirurg, e njof afërsisht 30 e diçka vjet, është njeri serioz, është profesionist i mirë, e njeh si funksionon shteti dhe për shqiptarët shumë e rëndësishme e…

Read More

Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut, që njihen si VLEN dhe po përkrahen hapur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e kanë pësuar edhe një dështim. Sot në një ngjarje të rëndësishme për lansimin e projektit të ri për stadiumin e Tetovës, VLEN nuk ka arritur ta mbush as stadiumin me qytetarë, ndonëse aty kanë qenë të pranishëm edhe Elita 5 me Aida Doçin. Dështimin në këtë tubim e kanë paraqitur edhe ata vetë, duke postuar fotografi. Ndonëse ishin munduar t’i kamuflonin, pas këngëtarëve duken shumë qartë ulëset e zbrazëta. Postimin në Facebook e ka bërë Bekim Qoku, përfaqësues…

Read More

Panelistët në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në Klan Macedonia diskutuan mbi aktualitetin politik zgjedhor në vend. Analisti Lirim Mehmtaj tha se kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani po garon për balotazh në zgjedhjet presidenciale, teksa në zgjedhjet parlamentare pret që VLEN të ketë 8 deputetë dhe Fronti Europian 20. “Fronti Europian ka 9 parti, përfshirë edhe disa më të vogla. Bujar Osmani garon për n Balotazh, ndërsa Arben Taravari garon për me e pa Opozita se ku qëndrojnë. Mba mend çka po të them, nëse vijojnë në këtë mënyrë, opozita shqiptare ka me shfaq pakënaqësi pa shku në…

Read More

Karvani i kandidatit për president të shtetit nga Fronti Europian sot ka zbarkuar në Komunën e Zhelinës dhe Tetovë, respektivisht në fshatrat: Grupçin, Debërcë, Pallaticë, Trebosh dhe Strimnicë. Kandidati për president Osmani ka shfrytëzuar takimet me qytetarët për të ndarë vizionin e tij dhe zotimet e parapara në Dekalogun e tij, ku ka përfshirë Agjendën politike dhe zotimet si president i ardhshëm. Partitë politike nuk krijohen pa pasur një kontekst të madh politik, një kauzë të madhe politike, ka porositur Osmani. “Ne jemi blloku i tretë, që pretendojmë më marr mandate dhe me udhëheq me shtetin. Dhe t’i ndërtojmë mur…

Read More

Panelistët në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në Klan Macedonia diskutuan mbi aktualitetin politik zgjedhor në vend. Analisti Arben Retkoceri tha se BDI fiton në zgjedhjet parlamentare me një komoditet karshi opozitës. “BDI për mua është humbëse nëse nuk ka më shumë se 5 deputetë minimum se sa VLEN-i. Më këtë Front, me këtë koalicion duhet të këtë diferencë. BDI edhe pa koalicion dilte fituese në sondazhe dhe anketa, e tash me Frontin dhe këto parti në koalicion, besoj që duhet të ketë diferencë dhe do të ketë komoditet”, tha Retkoceri. Analisti Besim Hoda tha se Opozita Shqiptare mund…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian e përshëndesin përkushtimin e SHBA-ve për vazhdimin e frymës së Marrëveshjes së Prespës dhe vazhdimin e rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut. Sot, për të disatën herë me radhë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar që diskursi politik i Maqedonisë së Veriut edhe pas 8 majit, të bazohet në fakte, në përkushtimin e Marrëveshjes së Prespës dhe në implementimin e reformave që çojnë në anëtarësimin e shpejtë të vendit në Bashkimin Europian. BDI dhe Fronti Europian siguron SHBA-të, si partner strategjik i Maqedonisë së Veriut, se edhe pas zgjedhjeve të 24 prillit dhe…

Read More

Izet Mexhitin dhe derivatet tjera të VMRO-DPMNE-së i ka kap sikleti i humbjes së thellë nga Fronti Europian, ndërsa po mundohen të tërheqin vëmendjen se, edhe si humbës, ata mund të jenë pjesë e Qeverisë duke patur parasysh bashkëpunimin e ngushtë me Mickoskin dhe Apasievin e Levicës. Në vazhdën e shpifjeve dhe nxitjes së panikut, Mexhiti sot ka thënë se “Mickoski dhe LSDM dhe shumë faktorë (bashkëpunëtorët e Kremlinit) po ikin nga BDI”. I bëjmë me dije Mexhitit dhe derivateve të Moskës se BDI dhe Fronti Europian koalicionon vetëm me qytetarët, ndërsa partnerë i ka SHBA-të dhe Bashkimin Europian. Ky…

Read More

Studimet e shumta mbi shëndetin e tiroides kanë nxjerrë në pah rolin dhe ndikimin e glutenit ndaj kësaj gjëndrre të rëndësishme për të gjithë organizmin. Çfarë Është Gluteni? Gluteni është një lloj proteine e fortë që kryesisht gjendet tek gruri dhe drithëra të tjerë si elbi, bullguri dhe thekra. Por kjo nuk do të thotë që gluteni nuk është i pranishëm edhe në produkte si makaronat, buka apo biskotat. Gluteni gjendet kudo; tek balsamet e buzëve deri tek salcat e përpunuara të sallatave, vitaminat apo erëzat. Shumë njerëz në botë janë të ndjeshëm ndaj saj dhe akoma më shumë që…

Read More

Modelja dhe misi nga Venezuela Vilevis Brito (24) pësoi një arrest kardiak dhe vdiq pasi iu nënshtrua një operacioni në fytyrë në një spital të Karakasit të hënën. Edhe pse operacioni ishte i suksesshëm, ka pasur komplikime të mëvonshme, sipas Daily Mail. “Ajo iu nënshtrua një operacioni në nofullën për shkak të konsumimit të zonës maksilofaciale dhe një gungë të vogël që u formua në buzën e saj. Ajo e bëri këtë jo për të ndryshuar pamjen e saj, por për shëndetin e saj”, një vajzë që mori pjesë në një event në 2023 me Vilevis”, ka thënë për “El…

Read More

Imazhet e Luftës së Trojës janë gjetur në gërmimet e reja në Pompei të Italisë, thanë zyrtarët të enjten. Figurat mitologjike, të frymëzuara nga epopeja e Homerit “Iliada”, janë gjetur në të gjithë lavdinë e tyre të mëparshme në muret elegante të lyera me të zeza të një salle mbresëlënëse banketesh në ishullin 10 të Regio IX në qytetin e lashtë romak, të groposura dhe ruajtura nga Vezuvi në vitin 79 pas Krishtit. “Pompei është me të vërtetë një thesar që nuk ndalet së na surprizuari dhe duke na shkaktuar habi sepse, sa herë që gërmojmë, gjejmë diçka të bukur…

Read More