Aurela Gaçe ka reaguar së fundmi lidhur me performancën dhe renditjen e Shqipërisë në Eurovision.
Përmes rrjetit të saj social në Facebook, Aurela u shpreh krenare për përkushtimin dhe emocionin që dhanë Albina dhe Familja Kelmendi në skenë.
“Mbrëmë, isha duke performuar e nuk arrita të të shoh në skenë.
Afër mëngjesit, dikush më dergoi këtë në mesazh, foto mga faqja e Eurovizionit dhe shikueshmëria tregon shumë.
Unë jam krenare për përkushtimin tënd të madh, emocionin që dhatë në skenë, ti ,familja Kelmendi e autorët.
Shumë gjëra si kemi në dorë por paraqitjen dinjitoze po, edhe atë e bëtë më së miri. Jeta vazhdon.
Karriera jote kam bindjen e plotë se do të jetë e madhe, e bukur dhe plot sukses, pasi ti e do muzikën me zemër, e ke në vena e kjo të ka sjellë e do të të sjellë shumë dashuri nga publiku, e kjo dashuri është fitorja më e madhe”, u shpreh artistja.