Bukuroshja shqiptare, Arta Nitaj, vazhdon të jetë një personazh i ndjekur në rrjete sociale.
Modelja, e cila në Instagram numëron afro 350 mijë njerëz, poston shpesh me fansat imazhe e video të ndryshme.
Ajo kësaj radhe ka publikuar një fotografi atraktive nga pushimet në Romë të Italisë.
Zeshkania ka postuar një fotografi me një fustan të bardhë rrjetë, gjersa dukjen e kompletoi me syze dielli të mëdha dhe aksesorë.
Komplimentet kanë qenë të shumta, ndjekësit e së cilës e kanë përgëzuar për dukjen.
Nitaj këtë periudhë ka qenë më pak e angazhuar dhe më e tërhequr nga rrjetet sociale.
Atë gjithashtu ka kohë që nuk e kemi parë në ndonjë projekt televiziv. /Telegrafi/