Arta Bilalli Zendeli ka reaguar ndaj deklaratave të Izet Mexhitit, duke theksuar se çështja e gjuhës shqipe nuk është një lojë. Ajo ka theksuar se kjo temë është shumë më serioze dhe se për të janë sakrifikuar bijtë më të mirë të kombit, duke derdhur gjak dhe dhënë gjithçka për mbrojtjen e saj. Bilalli-Zendeli ka shtuar se çdo përpjekje për ta minuar rëndësinë e gjuhës shqipe është e papranueshme, duke e cilësuar këtë si një çështje të shenjtë që nuk mund të luhet.