Një burrë me të meta psikike është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka dhunuar një djalë të mitur.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të premten e javës së kaluar.
“Me datë 15.05.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me të meta psikike, pasi që dyshohet se i njëjti ka dhunuar viktimën mashkull kosovar i mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.