Ademi dhe Billstrom kanë diskutuar për përfundimin e skriningut deri në fund të këtij viti dhe rrjedhën e suksesshme të negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim të plotë në BE, si dhe tejkalimin e pengesave, pas shumë vitesh pritjeje që vendi të kalojë në këtë fazë të fundit të procesit të integrimit në BE.
Deputeti Ademi ka falënderuar ministrin Billstrom për mbështetjen e vazhdueshme ndaj RMV-së, duke theksuar se Suedia është një nga partnerët më të mëdhenj që ofron mbështetje për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.