Njohësi i rrethave politike Arben Llalla në një prononcim për indeks.mk ka folur për procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe rëndësinë e tyre lidhur me integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, njofton indeks.mk
Ai ka thënë se ndryshimet kushtetuese do të kalojnë dhe se RMV-ja do të jetë në BE, në të njëtën mënyrë siç u bë anëtare e aleancës së NATO-s.
Sipas Llallës në kampin e VMRO-së ka dallime dhe vërehet një përçarje mes bllokut që dëshiron të udhëheqë politikat ekstreme të rusisë dhe bllokun evropian brenda VMRO-së, që sipas Llallës në fund do të dalë fitues sepse pikërisht blloku evropian brenda VMRO-së do t’i mbështesë ndryshimet Kushtetuese.
Duke folur për akuzat që opozitarja VMRO-DPMNE i bën në adresë të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kreut të sajë, Ali Ahmeti, Llalla thotë se VMRO-ja këtë e bën sepse ka bashkëqeverisur me BDI-në dhe e din forcën e veprimit politik të partisë së Ahmetit dhe sipas tij pikërisht kjo i pengon Mickoskit.
Sipas Llallës, VMRO-së i pengon BDI-ja sepse partia e Ahmetit nuk bën marrëveshje në dëm të shqiptarëve në RMV.
Shton se opozitarja maqedonase sulmet mbi BDI-në i ka të kordinuara me opozitën shqiptare, Besën dhe Alternativën.
Llalla megjithatë është I mendimit se pikërisht, Besa dhe Alternativa janë dy partitë që duhet t’i bashkëngjiten “Frontit për Evropë” të ftuar nga Ali Ahmeti dhe t’i mbështesin ndryshimet Kushtetuese në të mirë të qytetarëve./indeks.mk/