N’Golo Kante është shumë afër largimit nga Chelsea për në Al-Ittihad në Arabinë Saudite. Mesfushori francez dhe kampioni i botës ka rënë dakord për një kontratë prej 100 milionë euro në sezon deri në vitin 2025. Fabrizio Romano shkruan se detajet përfundimtare janë duke u diskutuar dhe më pas francezi do të nënshkruajë falas për klubin saudit pasi i skadon kontrata.Kante luajti për Suresnes, Boulogne, Caen dhe Leicester në karrierën e tij dhe mbërriti te Chelsea shtatë vjet më parë pasi fitoi në mënyrë sensacionale titullin e ligës me Leicester. Sipas Transfermarkt, ai kap vlerën e 20 milionëve dhe këtë sezon ka luajtur 685 minuta në nëntë ndeshje për Chelsean.
Kante do t’i bashkohet bashkatdhetarit Karim Benzema, i cili mbërriti në Al-Ittihad nga Real Madrid. Ish-kapiteni i Realit nënshkroi një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit dhe do të fitojë 200 milionë euro pagë neto në vit./GazetaBlic Sport