Antony është rikthyer në skuadrën e Manchester Unitedit dhe do të jetë i disponueshëm për stërvitje dhe ndeshja pas takimit me policinë mbi akuzat për sulm.
Anësori u lejua nga klubi më dhjetë shtator pasi ish e dashura e tij Gabriela Cavallin e akuzoi atë për sjellje të dhunshme dhe dy femra të tjera braziliane dolën me akuza të ngjashme.
Antony, i cili ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij nga të tre femrat, kishte mbetur në Brazil, por u kthye në Manchester të martën dhe mbajti një takim pesë-orësh me policinë të enjten pasi mori pjesë vullnetarisht në një intervistë. Ai ishte i lirë të shkonte në shtëpi në fund të takimit pa kufizime. Ai gjithashtu ofroi prova për të mbështetur mohimet e tij të akuzave.
Kuptohet se fakti që Antony nuk është arrestuar apo akuzuar në Brazil apo Britani të Madhe është një faktor që ai të riintegrohet në skuadër. Megjithatë, klubi do ta mbajë situatën nën shqyrtim për aq kohë sa të vazhdojnë hetimet e policisë.
Një deklaratë nga Unitedi të premten (sot) thuhet: “Që kur akuzat u bënë për herë të parë në qershor, Antony ka bashkëpunuar me hetimet e policisë si në Brazil ashtu edhe në MB, dhe ai vazhdon ta bëjë këtë”.“Si punëdhënës i Antonyt, Manchester Unitedi ka vendosur që ai të rifillojë stërvitjen në Carrington dhe të jetë i disponueshëm për përzgjedhje, ndërkohë që hetimet e policisë vazhdojnë. Kjo do të mbahet nën shqyrtim në pritje të zhvillimeve të mëtejshme në këtë rast”.
“Si klub ne dënojmë aktet e dhunës dhe abuzimit. Ne e njohim rëndësinë e mbrojtjes së të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë situatë dhe pranojmë ndikimin që këto akuza kanë tek të mbijetuarit e abuzimit”.
Antony do të stërvitet të premten dhe mund të përballet me Crystal Palacen në Premierligë të shtunën. /Zeri.info