Ndryshimet Kushtetuese domosdoshmërisht do të duhet të kalojnë nëse duam të kemi një stabilitet politik në vend, vlerësuan analistët politik në emisionin “Argument” në TVM2, përcjell Indeks.mk
Sipas ish-deputetit Ismet Ramadani, edhe pse opozita Maqedonase VMRO-DPMNE-ja po dëshiron të tregohet se është parti e fuqishme dhe homogjene, ndërsa presioni ndërkombëtarë mbi ta do të rritet.
“Mendoj se VMRO-DPMNE-ja nëse edhe më tutje vazhdon me këtë kokëfortësi, ndërsa unë kam informacione se vlon diçka atje dhe e pengon ecjen drejt Bashkimit Evropian, sado që VMRO-DPMNE-ja dëshiron të shitet se është parti e fortë, është homogjene dhe e pathyeshme, presioni ndërkombëtarë mbi ta aq shumë do të rritet, sepse ata tani kanë shkelur në prishjen e një gjeopolitike, strategjinë dhe ata nuk e kanë gjetur as kohën e as momentin për të bërë rezistencë.”, – deklaroi ish-deputeti, Ismet Ramadani.
Nga ana tjetër, ish-deputeti tjetër Abdyladi Veseli nuk beson se mund të përsëritet skenari me ndryshimet kushtetuese për emrin teksa thotë se për t’i kaluar ndryshimet kushtetuese, po i kushton vendin me lirimin e kriminelëve nga borxhet.
“Ajo që ndodhi me Ndryshimet Kushtetuese me deputetët e VMRO-së, unë mendoj se dy herë e njëjta gjë nuk përsëritet. Ato thonë se do t’i sigurojnë 10 deputetë, i siguruam edhe atëherë 8 deputetë, por e kriminalizuan Maqedoninë dhe krejt kriminelët dolën nga burgjet.”, – theksoi ish-deputeti, Abdyladi Veseli.