Alba Kasumi, ka publikuar këngën e saj të parë titulluar “Valo Flamur”. Ajo vjen nga fshati Hotël i komunës së Likovës dhe për nder të festës së flamurit, 28 Nëntorit, e ka sjellë këtë këngë si një dhuratë për të gjithë shqiptarët kudo në botë.
Kënga, e cila mban një mesazh kombëtar, është një shprehje e dashurisë dhe nderimit për flamurin dhe atdhenë. Me këtë vepër, Alba dëshiron të kontribuojë në ruajtjen e traditave dhe kulturës shqiptare.
Shpresojmë që talente të reja si Alba të shtohen në shoqërinë tonë, duke ndihmuar atdheun edhe përmes muzikës. Urojmë që rruga e saj e suksesit të jetë e hapur dhe t’i sjellë shumë këngë të tjera që do të ngjallin krenari për flamurin dhe kombin shqiptar.